22-vjeçari që vdiq dje ishte anëtar i LGBTI

Mediat raportuan mbrëmë për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në rrugën “Vasil Andoni”, ku një person u gjet pa shenja jete. I riu që vdiq ishte 22-vjeçari Arianit Kolukaj.

Për vdekjen e tij kanë reaguar edhe komuniteti LGBTI të cilët kanë njoftuar se Kolukaj ishte pjesëtar i këtij komuniteti. Në disa postime në rrjete sociale ata kanë shprehur ngushëllime duke shtuar se kjo është një humbje për të gjithë komunitetin.

“Kjo humbje është humbje për gjithë shoqninë e komunitetit LGBT në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Një reagim e ka bërë edhe Departamenti i Sociologjisë, ku i ndjeri i ka kryer studimet.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen shumë të hershme nga jeta, të Anna (Arianit) Kolukaj. Departameti i Sociologjisë i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Kolukaj, miqve, komunitetit dhe kolegëve të Annas. Departmentit të Sociologjisë do t’i mungojë kureshtja, guximi, sinqeriteti. U prehtë në paqe”.

Sinjali raportoi se vdekja e 22-vjeçarit u përcaktua nga mjeku ligjor, teksa nuk dihen motivet që e shtynë të ndjerin t’i jap fund jetës.