13 vjet shtet, Kosova dy presidente gra, Shqipëria me 110 vjet, asnjë grua presidente

Historianja e njohur shqiptare, Elena Kocaqi e ka mirëpritur zgjedhjen e një gruaje në krye të shtetit të Kosovës, por ka shprehur keqardhje që Shqipëria nuk ia besoi këtë pozitë një gruaje për rreth 110 vjet shtet.

‘Urime presidentes se re të Dardanisë. Urime që u sigurua stabiliteti i Dardanisë dhe kjo ka shumë rendësi. Mos e shikoni sipas partisë ku aderoni, apo simpatizoni pasi ka shumë rëndësi që shteti i ri të këtë institucionet të konsoliduara.

Me 13 vjet shtet dy presidente femra. Shqipëria afërsisht 110 vjet shtet, kurrë nuk ka pasur një grua presidente, apo kryeministre, megjithëse ka gratë dhe vajzat nga më të zgjuarat dhe nga me super të shkolluarat që mund të ketë njerëzimi.

Shqipëria duhet të marrë shembull dhe politikanët mos të shpallin te gjithë fitoren pas zgjedhjeve, por të bëhen një herë burra dhe të sillen si të tillë, se me rendësi ka mirëqenia dhe siguria e popullit, sesa karriget e politikanëve’, ka shkruar ajo.