Genc Prelvukaj e mbron deputeten Grainca që votoi për presidenten
Genc Prelvukaj e ka mbrojtur deputeten e PDK, Adelina Grainca e cila mori pjesë në seancën ee Kuvendit, ku u zgjodhë presidentja e Kosovës, derisa partia e bojkotoi procesin.
‘Të nderuar simpatizues të Partisë Demokratike të Kosovës:
Elektorati i Partisë Demokratike të Kosovës, është tradhëtuar nga kryesia e saj dhe jo nga deputetja A. Grainca.
Nuk mund ta akuzoni dikë për braktisje të parimeve morale kur ato parime janë braktisur së pari nga shumica e zyrtarëve të lartë brenda partisë.
Ajo ka vepruar në bazë të njejtit mentalitet që e ka krijuar shumica e antarëve të kryesisë viteve të fundit. Vë interesin vetiak para atij kolektiv.
Duhet ndryshime rrënjësore. Reforma është e domosdoshme’, shkruan Prelvukaj.