Bariu gjendet i vdekur në stan

Një bari i moshës 63-vjeçare është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në malin Shashicë, në Vlorë.

Policia bën me dije se 63-vjeçari është konstatuar i pajetë nga pronari i stanit ku ishte punësuar si bari.

Sipas informacioneve paraprake, nga këqyrja paraprake në trupin e bariut nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.05.2022, në një stan, në malin Shashicë, është gjetur nga shtetasi A. Z., pronari i stanit ku ishte punësuar, pa shenja jete shtetasi G. Xh., 63 vjeç,banues në Kaninë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.