Morali i shqiptarëve, në mes këmbëve të Ronelës
Zana Avdiu
Para shumë vitesh kam shkru se si morali i shqiptarëve është në mes këmbëve të grave, e reagimet ndaj përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovision, e vulosin këtë.
Komentuesit më agresivë kundër performancës së saj, po thonë se ajo nuk e paska përfaqësuar veten, por kombin shqiptar, e qysh na paska paraqitë të pamoralshëm.
Po, unë këta komentues i pyes, për çfarë njihen shqiptarët në kontinentin, ku ajo i përfaqësoi mbrëmë?
Njihen krysisht për mafia, trafikantë droge e krim të organizuar.
Dhe, për çudi këta guardianët e moralit, që ua mori fytyrën Ronela kur i hapi këmbët në skenë, nuk ndjehen të turpnuar për ato çka i ceka ma naltë, por terrorizohen prej një gruaje që ia thotë valles.
Bile, janë të parët që të mbesin në fyt, në mbrojtje të grupeve kriminale.
Shtetet tona i karakterizon korrupsioni, krimi i organizuar, varfëria ekstreme, shëndetësi e arsim i mjeruar…, e kërkush nga kjo, nuk ndjehet i ofenduar, po ndjehen prej një kange e cila nuk përmbanë as racizëm, as seksizem e as urrejtje ndaj dikujt.
Eshte koha qe te mos turperoheni me prej trupit te grave, por prej veprave te verteta imorale, qe bahen e perkrahen, cdo dite!