Arbana Osmani thyen tabu, publikon foto duke i dhënë gji fëmijës në kafene
Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka publikuar një foto teksa ushqente me gji djalin e saj, Diellin, në një kafene.
Në një postim në Instagram, Arbana Osmani u shpreh se ka marrë qindra mesazhe nga femra, të cilat nuk e kanë shijuar këtë proces për shkak të turpit e sikletit, por që janë frymëzuar nga moderatorja.
“Kam marrë me qindra mesazhe nga gra dhe vajza që gjidhënien nuk e kanë shijuar siç duhet për shkak të turpit dhe sikletit publik, dhe janë ndjerë të frymëzuara nga foto e publikuar dje e Diellin. Personalisht e kam menduar gjithmonë si një nga proceset më të bukura dhe më natyrale që ekziston. Edhe pse nuk ka qenë ky qëllimi më vjen mirë që kjo foto shërben për ta normalizuar gjidhënien në publik si një moment të rëndësishëm dhe proces krejt normal në mirë rritjen e një fëmije,”– shkroi ajo.