221 të vdekur nga Covid-19 në Turqi

Ministria turke e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 221 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.

Në 24 orët e fundit janë bërë 355 mijë e 226 teste, nga të cilat 27 mijë e 197 kanë rezultuar pozitive.

Kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 20 mijë e 458

Numri i vaksinave që janë administruar deri më sot në Turqi (doza e parë, e dytë dhe e tretë) është 107 milionë e 380 mijë e 295.