223 raste të reja me COVID-19 brenda ditës në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se brenda ditës janë regjistruar 223 raste të reja pozitive me COVID-19, shkruan Mediafokus.info.
Zemaj e ka bërë të ditur këtë shifër në faqen e tij në Facebook, duke mos dhënë detaje të tjera të përballjes me pandeminë, vijon Mediafokus.info.
Statusi i plote i Zemajt:
Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”, po vendosim rezervuarin 10 tonë të oksigjenit si dhe janê dërguar edhe 100 boca te reja me oksigjen.
Situata dhe furnizimi me oksigjen në të gjithë shërbimin spitalor të Kosovës është e qëndrueshme.
Asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk ka mbetur e as nuk do të mbetet pa shërbimet e nevojshme.
Pacientët e hospitalizuar me Covid 19, do të kenë trajtim të veçantë.
Nga mostra të mara gjatë 24 orëve të fundit, 223 kanë rezultuar pozitivë ndërsa 342 janë shëruar nga #Covid 19.
Bashkë ia dalim!


 
 
 
						 
						