Alarmon infektologia: Vapa nuk e ndal Covid-19, pacientët po bëhen më keq

Shefja e repartit infektiv në QSUT ne Shqiperi, Najda Çomo, shprehet se ka rënë tashmë miti se me ardhjen e temperaturave të larta, do të binte dhe virulenca apo përcjellshmëria e Covid-19.

Në një intervistë për emisionin Open, Çomo u shpeh se gjendja aktuale në Shqipëri është e rëndë dhe se numri i të vdekurve po shtohet ndjeshëm. Mjekja deklaroi se ardhja e temperaturave të larta është kthyer në një faktor negativ për pacientët Covid, pasi ka vështirësuar edhe më tej sëmundjen e tyre.

 “Temperaturat e larta ndikojnë shumë. Ndodh që gjendja shëndetësore e të sëmurëve të përkeqësohet si pasojë e temperaturave të larta. Kjo sjell edhe sulmet në zemër. Por grupmosha e prekur nga Covid-19 është ulur rëndshëm, vdekjet po shtohen. Unë jam sonte këtu për t’i thënë publikut se Covid-19 është një realitet në Shqipëri. Ishte një realitet dhe është një realitet, prandaj duhet të tregojmë kujdes. Hapja nuk do të thotë që ju të rrezikoni jetën e tjetrit”, ka thwnw mjekja Como.