23 komuna s’e përkrahin faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë

Njëzet e tre komuna nuk e kanë përkrahur Ligjin për tatimin në pronë, që mundëson faljen e borxhit deri në 100 euro.

Kështu ka thënë drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.

“Po shihet që shumica e komunave nuk kanë hyrë në këtë proces, duke marrë parasysh se buxhetet e tyre komunale do të dëmtoheshin me qindra mijëra euro dhe në total i bie me miliona euro”, ka thënë Ibrahimi.

Sipas Ibrahimit, komunat që nuk e kanë ndërmarrë këtë vendim për faljen e 100 eurove nga Tatimi në Pronë, është bërë për shkak të pamundësisë për të realizuar të hyra më shumë vetanake./EO