23 persona të Intensivës dyshohet se janë infektuar me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se dy ekipe të stafit të Intensivës qendrore janë futur në vetizolim, sepse dyshohet se janë infektuar me coronavirus, shkruan Mediafokus.info.

“Një paciente e shtruar në Mjekimin Intensiv të QKUK-së ka rezultuar ditën e diele pozitiv në SARS-COV-2. Me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit, ndërrimi i ditës së diele i Klinikës së Anesteziologjisë dhe ndërrimi i ditës së shtune, i kësaj klinike: 5 mjekë, 14 infermierë, 2 higjienistë dhe 2 bartës, janë futur në vetizolim, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.Të njëjtëve, do t’u bëhen testet gjatë javës për SARS-COV-2, derisa pacientja, të dielën është shtruar për Mjekim në Klinikën Infektive”, thuhet në njoftimin e MSH’së/

Shërbimi mjekësor në Klinikën e Mjekimit Intensiv, vazhdon , pasi që menaxhmenti aty ka riorganizuar ekipet e tjera me qëllim që shërbimi të mos mbetet pa personelin e nevojshëm për ofrim të shërbimeve mjekësore për pacientët” thuhet në njoftim./Mediafokus.info/