2332466 nuk është vetëm numër, por janë edhe emra e mbiemra

Vana Jerliu Ramadani

2332466 nuk është vetëm numër, por janë persona që kanë emër e mbiemër, dy milionë e treqind e tridhjetë e dy mijë e katërqind e gjadhjetë e gjashtë persona të infektuar me COVID-19 në nivel global.

160784 nuk është vetëm numër, por ishin persona që jetonin derisa humbën betejën nga COVID-19, pra në nivel global janë njëqind e gjashtëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e katër të vdekur.

738923 persona të infektuar në SHBA, ku nga shtatëqind e tridhjetë e tetë mijë e nëntëqind e njëzet e tre, humbën jetën nga ky virus 39015 tridhjetë e nëntë mijë e pesëmbëdhjetë humbën betejën këto ditë.

Përderisa disa prej Qeverive të shteteve të ndryshme po përgatiteshin për një luftë pandemike, disa Qeveri po bënin politikë, disa e kuptuan me vonesë se armiku ishte COVID-19, mjerisht sikur personat u shndërruan në numra.

Qytetarët, disa e morën seriozisht e disa po e injoronin realitetin dhe si pasojë e kësaj gjendje pandemike shumë njerëz humbën të dashurit e tyre.

Shumë dhimbje, shumë sakrifica, duke filluar nga qytetari i zakonshëm e deri tek ata që janë në front me këtë luftë pandemike.

Ata që nuk u dorëzuan kurrë, që qëndruan dhe vazhdojnë të qëndrojnë me këta individë që nuk janë vetëm numra, po janë persona me emra e mbiemra, të infektuar nga ky virus që as të afërmit e tyre nuk patën mundësinë t’u qëndrojnë afër apo atyre që humbën jetën t’ua thonë fjalën e fundit.

Nëse është frikë, panik, frustrim e trishtim e gjithë bota jemi bashkë.

Të gjithë sakrifikuam këto ditë. Të gjithë u ankuam këto ditë.

Por më e rëndësishmja që duhet ta bëjmë këto ditë është të rrimë në shtëpi e të kemi shumë kujdes, të shpëtojmë jetë, t’ua lehtësojmë punën atyre që disa prej tyre këto dite nuk shkojne as në shtëpitë e tyre dhe shumica janë duke fjetur nëpër spitale që të jenemë afër qytetarëve që janë duke luftuar me jetë!!!