24 mësimdhënës dhe 2 nxënës në Viti janë prekur nga COVID-19

Komuna e Vitisë, ku ishte lajmëruar pacienti i parë me COVID-19 në Kosovë, i cili fatmirësisht ka mbijetuar, ndonëse në moshë të shtyrë, aktualisht ka 137 raste aktive me këtë virus.  

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në një takim të Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka bërë me dije se deri me tani janë 137 raste aktive me COVID-19, ndërkohë që u ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur anëtarët e familjes.

Kryetari Haliti gjithashtu kërkoi nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet e ekspertëve, të mbajnë distancë, të mbajnë maska dhe të kujdesën për higjienën personale, sepse duke ruajtur veten, ata ruajnë edhe të tjerët.

Ndërkaq Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, bëri me dije se 24 mësimdhënës dhe 2 nxënës janë të prekur nga virusi COVID-19.