24-vjeçarja hedhet nga ballkoni dhe ndërron jetë, arrestohet bashkëshorti

Një 24-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, pasi dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës ku ajo jetonte.

Policia ka vënë në pranga bashkëshortin e viktimës, pasi dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri që çifti kishte nisur ditën e djeshme.

Në njoftimin për mediat, policia nuk specifikon për çfarë dyshohet bashkëshorti i shtetases A. Gj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.