Zyrtarët e arrestuar komunalë dyshohen për keqpërdorim me material ndërtimor

Pesë zyrtarët komunalë të arrestuar dje në Prizren dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare në rastin e furnizimit me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpive për familjet skamnore të minoriteteve.

Prizren 08.12.2021-09:00. Me 25.07.2022 janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare, të gjithë zyrtar të Komunës së Prizrenit, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat e cekura, duke keqpërdorur dhe falsifikuar dokumentet lidhur me furnizim me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpive për familjet skamnore të komunitetit minoritar në Komunën e Prizrenit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)