Vdekja e një personi në Uglar po cilësohet e dyshimtë

Një person në Uglar të Fushë Kosovës është gjetur nga fqinji i tij i shtrirë në dysheme.

Rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë dhe po hetohet nga policia.

Lagjja Bergam, Uglarë-Fushë Kosovë 25.07.2022-10:00-16:30. Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se fqinji i tij  mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme në banesën e tij. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.  Sipas familjarëve ata nuk dyshojnë në askënd, të njëjtit  deklarojnë se viktima shpesh ka konsumuar alkool. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime, thuhet në njoftim (foto arkiv).