249 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 249 raste të reja me COVID-19, nga gjithsej 1.048 mostra të marra, shkruan Mediafokus.info
Njoftimin e ka dhënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi në Facebook.
“Sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1,048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me Covid 19”, ka shkruar Zemaj.
Zemaj ka folur edhe për lakoren e infeksionit, duke njoftuar për ndryshime në kategorizimin e komunave./Mediafokus.info/

