26 persona vdesin në Kongo si pasojë e prishjes së një kablloje eletrike
Të paktën 26 persona kanë vdekur pasi u goditën nga rryma nga një kabllo elektrike në rënie në një treg në Republikën Demokratike të Kongos, thotë policia.
Kablloja e tensionit të lartë u këput dhe ra mbi shtëpi dhe njerëz që bënin pazar pranë kryeqytetit Kinshasa të mërkurën.
Pamjet e pa verifikuara të postuara në mediat sociale duket se tregojnë pasojat e incidentit, me disa trupa të palëvizshëm në pellgje uji.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi prishjen e kabllos së energjisë.
Policia tha se kolapsi ndodhi në lagjen Matadi-Kibala në periferi të Kinshasa dhe se një numër njerëzish vdiqën në vend.

