Nga sot Turqia lehtëson disa nga masat anti-Covid

Duke filluar nga sot (1 qershor 2021) Turqia do të lehtësojë disa kufizime të ndërmarra me qëllim pengimi të përhapjes së virusit Covid-19.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan njoftoi se gjatë muajit qershor kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të zbatohet çdo ditë nga ora 10.00-05.00 të mëngjesit, përveç të dielave kur do të zbatohet një bllokim i plotë.

Restorantet dhe kafenetë do të shërbejnë brenda hapësirave të tyre nga ora 07.00-21.00, ndërsa shërbimet me dërgesa do të vazhdojë deri në mesnatë.

Më 17 maj, Turqia filloi një proces gradual normalizimi pas një bllokimi 17-ditor, që uli ndjeshëm infeksionet në vend, shkruajnë mediat në gjuhën turke.

Deri më 1 qershor, vendi zbatoi kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 21.00 në mbrëmje deri në orën 05.00 të mëngjesit, ndërsa gjatë fundjavave vendi ishte në bllokim të plotë.