Tensionohet debati Vitia-Zemaj për dosjet anti-Covid: ‘Ta kam dhënë, s`ma ke dhënë’

‘Çështja e dosjeve anti-Covid’ ka shaktuar tensione ndërrmejt ish-ministrit Armend Zemaj dhe ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, në komisionin për shëndetësi.

Vitia u ankua se nga ish-ministri Zemaj nuk ka pranuar asnjë dokument sa i përket bisedimeve për sigurimin e vaksinave Anti Covid. Zemaj e ka mohuar këtë duke thënë se ia ka dorëzuar Vitisë dosjen e bisedimeve me kompaninë Pfizer sikur edhe disa dosje tjera.

Ai tha se ia ka përmendur Vitisë edhe ligjin për shëndetësi, e të pranishëm kanë qenë edhe disa persona.

“Ta kam përmend edhe ligjin për shëndetësi në prani të 7-8 personave. Të kam thanë ja dosja e Pziferit, edhe 14-15 dosje nuk jam naiv me thanë”, ka thënë Zemaj.

Megjithatë, këtë e ka mohuar Vitia, që ka shtuar se nuk ka pranuar asnjë dosje për vaksina.

“Në asnjë moment nuk është përmend asnjë dosje e vaksinave, keni thënë këto janë dokumentet me 12-13 folldera në tavolinë, e kemi bërë në mënyrë formale.

Ndoshta edhe ju keni qenë i emocionuar, po as edhe një me thanë të drejtë kam kërkuar nga kabineti që jo njëherë po disa herë të bëjnë kontrollin e follderave, të gjitha ato që i kemi gjetur një vendime administrative”, tha Vitia.