Vritet lideri i Al-Kaidës, Ayman Al Zawahiri

Udhëheqësi i Al-Kaidës, Ayman Al Zawahiri, raportohet të jetë vrarë nga një sulm ajror amerikan.

Kjo është bërë e ditur nga mediat e huaja.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportohet të kenë kryer me sukses një operacion kundër terrorizmit i drejtuar kundër një objektivi të rëndësishëm të Al-Kaidës, Ayman Al Zawahiri, në Afganistan gjatë fundjavës, raporton FoxNews, transmeton lajmi.net.

Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet që së shpejti t’u drejtohet qytetarëve përmes një konference për media, pas përfundimit të këtij operacioni.

Sipas raportimeve të para, Ayman Al Zawahiri u vra në sulmin me dron të CIA-s.