27-vjeçarin e mbyt rryma derisa po punonte me ekskavator

Një 27-vjeçar në Pejë ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën derisa ishte duke punuar me ekskavator. Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 10:16 Policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor c cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi.

Ai tha se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.