Adem Ramadani e Gold’i lansojnë ilahinë “Era Ramazan” (VIDEO)

Adem Ramadani e Arian Gushi (Gold Ag) kanë lansuar ilahinë në kanalin Youtube “Era Ramazan”, kushtuar Ramazanit ndër vite, shkruan Mediafokus.info.

Autor i tekstit është vetë Ariani, i cili është kthyer në kohën kur agjërohej Ramazani në kohën e skamjes, dhe sipas tij, kishte më shumë kuptim se sot, vijon Mediafokus.info.

Kënga është lansuar para pak më shumë se katër ore dhe dy artistët kanë marrë shumë komente pozitive.

Ja një pjesë e tekstit të këngës Era Ramazan:

 

Ah sa e mirë ke ajo kohë,

Durt’ e nanës iftar tu bo

Zani i fmijëve sikur bilbilat

Kur thojshim krejt u kallën kandilat.

 

Plot mysafirë në iftar e syfyr

Kur thojshin po vijmë, bojshim shyqyr

E tash shumë sene kanë dalë prej dore

Se janë këput lidhjet farefisnore

 

“Ishte kohë me skamje, por jetë shumë e mirë,

Kur dilnim e prisnim ezan in me thirrë

Krejt sytë kah minarja kush e sheh i pari

Kur ndezën kandidalt me thanë u ba iftari

Ja video spoti i këngës “Era Ramazan”: