Për një vit pandemi, Kosova regjistron mbi 2 mijë viktima nga COVID-19

Të martën, Kosova regjistroi 12 viktima dhe 494 raste të reja me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se infeksionet e reja vijnë pas testimit të 3,788 testimesh në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Ndërkaq, numri më i lartë i rasteve të reja është regjistruar në Prishtinë, përkatësisht 151.

Gjatë 24 orëve të fundit, 1009 pacientë janë shëruar nga koronavirusi ndërsa mbi 13 mijë raste vijojnë të jenë aktive.

Në total në Kosovë janë regjistruar afro 99 mijë raste, dhe prej tyre 2008 persona kanë humbur jetën.