28 të shëruar, vetëm një rast i ri me Coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në publikimin e fundit të rezuoltateve të testeve, ka njoftuar se 28 persona janë regjistruar si të shëruar nga coronavirusi të enjten në Kosovë, ndërkohë që nga 194 mostra vetëm një është diagnostikuar pozitiv me Covid-19, shkruan Mediafokus.info.

Rasti pozitiv është nga Poliçka e Kamenicës.

Me shtimin e 28 pacientëve të shëruar, numri total i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 561./Mediafokus.info/