28-vjeçari nga Kosova mbytet në një lumë në Zvicër duke ikur nga policia

Mediumi zviveran Blick.ch, raporton për mbytjen e një 28-vjeçari nga Kosova në një lumë në Zvicër, derisa po ikte nga policia, pasi paraprakisht kishte kryer një vjedhje.

Sipas këtij raportimi, kosovari ishte i njohur për autoritetet atje.

Të mërkurën në mëngjes (sot), një 28-vjeçar kreu një vjedhje në një apartament në Bellinzonese dhe derisa po ikte nga policia, u hodh në lumin Ticino dhe u mbyt.

Trupi u gjet pak pas orës 10:00 të mëngjesit në nivelin e Ponte Rossa në rrethin Galbisio, sipas policisë së Kantonit.

I mbyturi është një 28-vjeçar kosovar pa vendbanim të përhershëm, vijon raportimin mediumi.

Policia e kantonit Ticino shkroi se ai ishte i njohur për autoritetet dhe iu ndalua hyrja në vend.