28-vjeçarja që vdiq në aksident në Cyrih është Fjoralba Kallaba nga Kamenica
28-vjeçarja shqiptare, e cila u aksidentua për vdekje në Cyrih, është Fjoralba Kallaba nga Kamenica. Njoftimin e kanë dhënë familjarë të saj.
Siç thuhet në një njoftim nga policia, nga shkaqe deri tani të të panjohura, një 28-vjeçare është goditur nga një makinë.
Përkundër masave të menjëhershme të reanimimit, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.
Shoqëruesi 28-vjeçar i të ndjerës dhe shoferi 25-vjeçar janë dërguar në Komisariat për sqarime të mëtejshme, ndërkohë që policia është në kërkim të dëshmitarëve.