29-vjeçarja vdes pesë ditë pas lindjes

Një 29 vjeçare ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal. Ajo kishte lindur pesë ditë më parë. Familjarët pretendojnë për mjekim të pakujdesshëm.

Ardita Herësi nga Shkallnuri është dërguar në spital nga familjarët e saj në orët e vona të së hënës, por mjekët nuk mundën të bënin asnjë gjë për të, raportojnë mediat shqiptare.

29-vjeçarja ka ndërruar jetë në mënyrë të paqartë 5 ditë pas lindjes së fëmijës së dytë. Familjarët kanë bërë denoncim në polici duke ngritur pretendimet për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve.

E reja kishte sjellë në jetë fëmijën e dytë me operacion cezarian, më datë 30 qershor në spitalin e Durrësit. Dje sipas familjarëve, pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u këput e ra ne dysheme.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.