3 hile për të parë në fshehtësi Story-it e tij/saj

E keni parasysh atë tundimin e tmerrshëm kur do të shohësh Instastory-n e dikujt, por s’do që ai/ajo të të shohë që ja ke parë? Ose ose, kur dikush jo dhe aq interesant për ty të ka shkruar, ti nuk do t’i përgjigjesh, por pastaj i pe padashje Story-in?

Sigurisht që ka zgjidhje edhe për ju. Si gjithmonë, anonim! Çfarë mund të bëni?

1- Aktivizoni Airplane Mode

Nëse shkoni në profilin e dikujt dhe shihni Instastory-in e tij ndërkohë që keni aktivizuar Airplane Mode, nuk do të figuroni në listën e “vieëer-save” të tij/saj. Duke qenë se s’ka internet, nëse ka një grup Story-ish, do të mund të shihni vetëm një pjesë të tyre.

2. Përdor “Finsta-n”

Thënë ndryshe, Instagram-in tënd të dytë. Atë që zakonisht ka një emër dhe fotot të tjera, pikërisht për të parë njerëz që s’duhet ose s’doni t’i shihni. Logohuni aty dhe nëse profili tjetër është publik, keni gjithë hapësirën e botës për ta përndjekur deri në postimin e 2010-ës, lirisht.

3. Përdor një aplikacion të tretë

Nëse jeni shumë kureshtarë, përdorni një aplikacion që do t’ju lejonte të shihnit një Story në mënyrë sekrete, pa qenë nevoja të logoheni fare. Programe si Insta-Stories kërkojnë vetëm të vendosni emrin e personit që doni t’i shihni Story-n, pa qenë nevoja të logoheni ju. Sigurisht kjo vlen nëse llogaria është publike./anabel/