Ja sa viktima shkaktoi sot COVID-19 në Kroaci

Kroacia ka regjistruar 3 viktima dhe 135 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, raporton Mediafokus.info.

Selia Kombëtare e Mbrotjes Civile ka njoftuar se aktualisht janë 1,158 raste aktive, ndërkohë që 274 pacientë janë të shtrirë në spitale.

Që nga fillimi i pandemisë në Kroaci, një total prej 16,380 njerëz janë infektuar me COVID-19, nga të cilët 275 kanë vdekur../Mediafokus.info/