3-vjeçari që luan me Apple Watch telefonon policinë gjatë kohës së gjumit
Një çift nga Miçigani i ShBA-së, i cili e lejoi fëmijën e tyre 3-vjeçar të luante me atë që ata mendonin se ishte një Apple Watch jofunksionale, thanë se u tronditën kur vogëlushi thirri policinë gjatë kohës së tij të gjumit.
Leon Hendrix postoi një video në Facebook duke treguar pamjet e kamerës së monitorit të foshnjës nga biseda e djalit të saj 3-vjeçar, Landon, me një operator të linjës 911.
Leon Hendrix postoi një video në Facebook duke treguar pamjet e kamerës së monitorit të foshnjës nga biseda e djalit të saj 3-vjeçar, Landon, me një operator të linjës 911.
Ajo ishte një nga orët origjinale të serisë, dhe thashë se nuk e kam përdorur prej vitesh, e ndoshta nuk është e lidhur me ndonjë telefon, pra çfarë dëmi mund të ketë që ai të luajë me të?”, tha Andrea Hendrix për WOOD-TV, transmeton Klan Kosova.
Nëna tha se ishte duke punuar nga shtëpia gjatë kohës së gjumit të fëmijëve kur dëgjoi diçka të pazakontë që vinte nga monitori i foshnjës.
“Unë po dëgjoja dhe thashë: “Prisni se dikush tjetër po flet?”, tha ajo.
Më pas shtoi se e zuri paniku kur kuptoi se vogëlushi, i cili ishte ngjitur në krevat me vëllanë e tij më të vogël, po fliste me një operator të linjës 911.
O Zot, nuk mund ta besoj që ai thirri policinë. Sa kohë ka vazhduar kjo dhe a janë ata rrugës për të ardhur këtu?’”, kujton Hendrix.
Më vonë prindërit zbuluan se telefonata kishte zgjatur shtatë minuta. Po ashtu i kërkuan falje dispeçerëve të 911.

