30-vjeçari nga Kosova ndërron jetë në vendin e punës në Gjermani

Një 30-vjeçar shqiptar nga Podujeva, i identifikuar me inicialet G.T., ka ndërruar jetë në Hanover të Gjermanisë,  në vendin ku ishte i angazhuar në punë, shkruan albinfo.ch.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga autoritetet gjermane, përfshirë policinë dhe organet shëndetësore, të cilat kanë bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar zyrtarisht.

Ndërkohë, rrethanat që çuan në vdekjen e të riut ende nuk janë bërë të ditura, pasi hetimet janë në zhvillim nga prokuroria dhe policia gjermane.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të procedurave hetimore.