30-vjeçarin dyshohet se e vrau baxhanaku, si ndodhi ngjarja tragjike?

Nga vrasja në Pakashticë të Podujevës, I vrarë ka mbetur M.K. mashkull 30-vjeçar, kurse Policia ka arrestuar të dyshuarin F.B mashkull 34-vjeçar.

E tërë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi të dy kanë dalë në gjueti dhe F.B. nga Pakashtica ka vrarë aksidentalisht M.K. nga Dumnica.

Kështu thonë burimet e Indeksit.

Po ashtu, të njëjtat burime tregojnë se F.B. dhe M.K. janë mes vete baxhanakë.

Ndryshe rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.