Nga koronavirusi kanë vdekur 24 mijë shqiptarë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka deklaruar se vdekjet nga koronavirusi në Shqipëri janë rreth 24 mijë. Duke iu referuar një artikulli të prestigjiozes “The Economist”, Shehu shkruan se humbjet njerëzore nga Covid-19 nuk janë as 3 mijë, as 15 mijë por shkojnë deri në 24 mijë persona.

Sipas Shehut, me këtë shifër tragjike ne arrijmë në 1-3 vendet e para në bote për humbjet njerëzore për 1 milionë banorë dhe e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e dështimit të menaxhimit të pandemisë nga ana e qeverisë.

Postimi i plotë: Humbjet e jeteve nga Covid nuk jane as 3000, as 15 mije, por reth 24 mije si pasoje e deshtimit te masave kunder epidemise. Gazeta “The Economist” thekson se humbjet e jeteve ne Shqiperi nuk jane 3000 sa deklarohet nga Qeveria, por mbi 15000. –Ne fakt prej Janarit 2020 deri tashti po arrijne ne 24 mije. Kjo lexohet qarte duke ndjekur “vdekjet plus” te deklaruara dhe trendin e tyre. Me kete shifer tragjike ne arrijme ne 1-3 vendet e para ne Bote per humbjet njerezore per 1 milion banore. E njejta gje eshte dhe per vdekjet midis mjekeve, qe kalon shifren 50. Dhe ky bilanc tejet negativ shoqerohet me numrin me te ulet ne Europe per testimet, me te lartin per pozitivitetin e tyre etj. Shume e rende eshte gjendja edhe per sa i perket vaksinimit te popullesise. Aktualisht kjo eshte menyra mbrojtese me e efekshme, vecanerisht per Shqiperine me nje gjendje te pergjitheshme epidemiologjike jashte kontrollit, sistem paresor dhe spitalor teresisht te keq organizuar.