Si u infektua rasti i fundit me COVID-19 në Gjilan?

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur pas konfirmimit të një rasti të ri me Covid-19 në Gjilan, raporton Mediafokus.info.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se rasti është si pasojë e kontaktit në Prishtinë dhe se gjendja është nën kontroll.

“#Dita80. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi për një rast të ri pozitiv me #Covid19 në Gjilan, si pasojë e kontaktit në Prishtinë. Rasti është nën monitorim nga ana e Qendrës Operative për menaxhimin e emergjencave dhe nuk ka vend për shqetësim.

Leshtësimi masave nuk nënkupton që është mbyllyr puna me pandeminë, Rasti i fundit dëshmon se duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat mbrojtëse dhe ta mbajmë distancën sociale. Akoma po luftojmë me të panjohurën!”, ka shkruar Haziri./Mediafokus.info/