36 raste të reja me Covid-19, shkon në 420 numri i përgjithshëm

Në Kosovë sot janë shënuar edhe 36 raste të reja me Covid-19, mëson KOHA.

Nga mbi 170 testime të bëra, 36 prej tyre kanë rezultuar pozitivë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 420 në nivel vendi.

Me më së shumti raste sot të rezultuar pozitivë është Ferizaj, me nëntë persona./Mediafokus.info