Një pjesë e tyre tashmë kanë shkuar apo janë duke u përgatitur. Mes tyre ka edhe personel mjekësor të diplomuar 15 vjet më parë, disa prej të cilëve nuk arritën të punësoheshin në vend.

Kjo është vetëm një pjesë e vogël e numrit të përgjithshëm të infermierëve që shkojnë për të punuar jashtë vendit për shkak të kushteve më të mira e disa për shkak se nuk janë të punësuar me vite, shkruan “SDK.mk”, përcjell albinfo.ch.

Diplomat e Shkollës së Lartë të Mjekësisë në Manastir, e cila këtë vit feston 35-vjetorin e ekzistencës, njihen në Gjermani dhe vende të tjera.