Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti mban takim falënderues me ekipin e tij

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur takim falënderues me drejtorët komunalë dhe stafin e tij, në objektin e rinovuar të ish-Komitetit, ku tash e tutje do të jetë selia e zyrës së tij, thuhet në një njoftim të zyrës për informim të kësaj Komune.

Haliti ka falënderuar ekipin e tij, duke thënë se falë punës së mirë që kanë së bashku, komuna e Vitisë, edhe këtë vit që po e përmbyllë me shumë donacione e projekte të realizuara, të cilat e kanë përmirësuar jetën e qytetarëve të këtushëm.

Në këtë takim, ku ka marrë pjesë edhe kryesuesi i Kuvendit, Hasan Alia, gjithashtu është biseduar edhe planet dhe aktivitetet e vitit 2020, të cilat pritet të realizohen nga qeverisja e Sokol Halitit./MediaFokus/