3400 gjilanas regjistrohen si të papunë në muajin prill

Drejtori i Qendrës për Punësim në Gjilan, Xhevat Aliu, ka konfirmuar se që i janë shkaktuar ekonomisë kanë pasur efekt edhe tek fuqia punëtore, shkruan Mediafokus.info.

Ai ka thënë se prej muajit prill janë shqyrtuar rreth 3400 aplikacione, të cilët janë regjistruar si të papunë.

“Prej fillimit të prillit, është rritur numri i të papunëve në zyrën e punësimit. Rreth 3400 aplikacione janë shqyrtuar dhe vënë në sistem, të cilat aplikacione janë bërë për pakon 15 të ndihmave në formën e asistencës sociale për familjet”, ka thënë Aliu, percjelle Mediafokus.info.

Këto komente Aliu i ka bërë sot në konferencën e përbashkët me kreun e Gjilanit, Lutfi Haziri, ku u prezantua ekipi që po i bënë vlerësimet për dëmet që ka shkaktuar pandemia në biznes./Mediafokus.info/