355 delegatët e LDK-së vendosin sot për fatin politik të Lumir Abdixhikut
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku 355 delegatët e partisë do të vendosin sot me votë nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë partinë apo do të shkarkohet nga posti i kryetarit.
Kuvendi është thirrur pasi u përmbushën procedurat statutare dhe u verifikua kërkesa e delegatëve për mbajtjen e tij. Sipas LDK-së, Sekretariati i Përgjithshëm ka konstatuar se janë plotësuar kushtet statutare, pasi kërkesa është mbështetur nga të paktën një e treta e delegatëve të Kuvendit.
“Nga ky proces është konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës (1/3) të delegatëve të Kuvendit, të nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm”, thuhej në njoftimin e partisë.

