36-vjeçari hyri në lumë për t’u larë dhe nuk doli më
Një 36-vjeçar humbi tragjikisht jetën në Pordenone të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se i riu nga Shqipëria u fut për t’u larë në një lumë, por nuk doli më i gjallë prej aty.
Sipas hetimeve paraprake, 36-vjeçari Ergys Hida u ndje keq fillimisht, ndërsa më pas ndërroi jetë.
Ai kishte një dyqan tatuazhesh dhe piercing në rrugën Tessitura.
Për shkaqe të paqarta, i riu mësohet se ishte larguar nga banesa e tij dhe po flinte në makinë.
Në fakt prindërit, mbrëmjen e së hënës kishin denoncuar në polici zhdukjen e tij.
Trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së martës, i mbytur në rrjedhën e lumit Noncello.
Autoritetet paraprakisht dyshojnë se vdekja e 36-vjeçarit ka qenë për shkaqe natyrale. /abcnews.al/foto ilustrim/

