36-vjeçarja zgjohet pak pa e lëshuar në varr, por çka ndodhi me të vonë

Pjesëmarrësit në një funeral u tronditën kur gruaja e cila ishte në arkivol filloi të godiste nga brenda.

Më fund të muajit të kaluar, Rosa Isabel Cespedes Calaca, 36 vjeç nga Peruja dhe 2 nipërit e saj u përfshinë në një aksident të rëndë me makinë i cili mori jetën e dy të miturve.

Rosa kishte marrë lëndime të rënda, por të afërmit u mblodhën për ta varrosur pasi mendonin se kishte vdekur.

Sipas dëshmitarëve okularë, njerëzit e pranishëm në funeral dëgjuan një përplasje të dobët nga brenda arkivolit. Kur u hap kapaku, të pranishmit u tronditën kur panë Rozën duke i shikuar.

Familja e gruas mori arkivolin dhe e çoi në spital, ndërsa Rosa ishte ende brenda.

Mjekët konfirmuan shenjat vitale, ndonëse ajo ishte shpallur e vdekur disa ditë më parë dhe e vendosën në një pajisje për ta mbajtur në jetë.

Fatkeqësisht, Rosa vdiq vetëm disa orë pasi u dërgua në spital, shkruan Blic. 

Policia tashmë ka hapur një hetim për rastin që u bë viral, por ende nuk ka raportuar ndonjë rezultat.

Familja e gruas beson se ajo ra në koma pas aksidentit, por kjo ngre pyetjen: si nuk arritën fillimisht mjekët të dallonin shenjat e saj jetësore?/abcnews.al/