37 vjet nga rënia e Rexhep Malës e Nuhi Berishës

Kanë kaluar 37 vjet nga rënia e Rexhep Malës e Nuhi Berishës. Ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Fillimisht, me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë, formohet Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar, i cili do t’i shërbente Lëvizjes Çlirimtare të Shqiptarëve si bërthamë e parë për lëvizjen e pranverës studentore të vitit 1981.

Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi, kurse në vitin 1973 filluan veprimtarinë e tyre në botimin e gazetës “Zëri i Kosovës”.

Ndërkohë, në Gjilan, në nderim të këtyre figurave kolosale dhe të gjithë të rënëve në janar, nis manifestimi kombëtar i kulturës “Flaka e Janarit”.

Komuna ka njoftuar se në ora 11:00 bëhet vizitë në Regjimentin i Parë i Reagimit të Shpejt në FSK, vazhdohet me homazhe te shtatorja e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës (16:00), ndërkaq në ora 16.30 bëhet ndezja e flakadanit te varrezat e dëshmorëve, që e shënon nisjen zyrtare të “Flakës…”./Mediafokus.info/