Insiston Haziri: Ka ardhur koha që presidentin ta marrë LDK

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, po insiston që ka ardhur koha që postin e presidentit te vendit ta marrë kjo parti, raporton Mediafokus.info.

Në emisionin Interaktiv të KTV-së, Haziri ka thënë kjo do të duhej të bëhej jo në dëm të qeverisë.

“Definitivisht, ka ardhur koha që presidentin ta marrë LDK. Me një dialog të brendshëm mund ta gjejmë një president të përbashkët. Por, jo në dëm të qeverisë. Ani pse kjo qeveri herët a vonë duhet të formatohet…Në të kundërtën, shkojmë në zgjedhje”, tha Haziri.

Ai ka shtuar se nuk e sheh mundësinë që të zgjidhet një president jo partiak në këtë fazë./Mediafokus.info/