38-vjeçari shqiptar vetëvritet brenda furgonit të policisë

Mediat raportojnë se një i burgosur shqiptar është vetëvrarë brenda furgonit të policisë. Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, por është raportuar sot nga mediat helene.

Mësohet se shqiptari po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut të Malandrinos.

38-vjeçari ka varur veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit. Ai ishte transportuar në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore.

Shqiptari vuante dënimin për vepra të ndryshme penale.