Gruaja vdes në rrugë pasi makina bllokohet nga bora

Një e moshuar ka humbur jetën rrugës për në spital, pasi makina është bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës. Gruaja nuk ka mundur të përballojë edhe të ftohtin e acartë, duke ndërruar jetë pa mbërritur në duart e bluzave të bardha.

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e së dielës në fshatin Limjan të Njësisë Administrative Kastriot të Dibrës, raporton panorama.al

E moshuara e sëmurë, humbi jetën rrugës për në spitalin Rajonal të Dibrës, ku po transportohej me një makinë private, por kjo ka ngecur për shkak të dëborës që kishte bllokuar rrugën.

Të rinj të fshatit kanë ndihmuar me lopata për hapjen e rrugës por ka qenë e pamundur të mundësonin lëvizjen në kohë të fuoristradës. E moshuara nuk ka mundur të përballojë edhe të ftohtin e acartë, duke ndërruar jetë pa mbërritur në spital.

Sakaq, edhe të dielën një e moshuar humbi jetën teksa transportohej nga Saranda për në spitalet Covid në Tiranë, kur ambulanca doli nga rruga për shkak të ngricës dhe u përplas me murin.