4 fëmijë nxiren të gjallë nga rrënojat

Katër fëmijë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë, mëngjesin e sotëm.

Tëmreti shkatërrues me më shumë se 1200 të vdekur në Turqi dhe Siri, goditi dhjetë qytete në rajonin Kahramanmara të Turqisë, përfshirë Hatajin, ku shumë ndërtesa u shembën, por një familje pati fat.

Sapo u kuptua se mes të bllokuarve në pallat kishte edhe katër fëmijë, u organizua një operacion i tërë për shpëtimin e tyre me qytetarët e goditur nga tërmeti të pranishëm që nxitonin të kontribuonin dhe të tjerët nuk mund të mbanin lotët duke u lutur që gjithçka të shkonte mirë.

Duke gërmuar me duar  mes rrënojave, qytetarët arritën të shpëtonin fëmijët mes lotëve dhe brohoritjeve, duke i dhënë fund ankthit të tyre pas 3 orësh.

Sipas mediave turke, katër fëmijët që u nxorrën nga rrënojat e pallatit janë në gjendje të mirë shëndetësore.