Elza Memeti bëhet shefe e kirurgjisë në spitalin e Menziken-it

Mjekja Elza Memeti ka marrë drejtimin e Departamentit të Mjekësisë Operative në spitalin Asana Menziken, Kantoni Aargau.

Memeti, e lindur në vitin 1979, është specialiste e kirurgjisë me fokus në kirurgjinë e përgjithshme dhe kirurgjinë traumatike, shkruan medinside.ch.

Së fundmi, ajo ishte mjeke e lartë në spitalin e Zofingen-it, ku, krahas punës së përgjithshme kirurgjikale, ishte përgjegjëse për proktologjinë.

Në karrierën e saj profesionale, ajo ka punuar si ndihmës mjeke në Spitalin Kantonal në Aarau (KSA) dhe si mjeke e lartë në Zug dhe për katër vjet në kirurgji në Spitalin Kantonal në Lucern (Luks), përcjell albinfo.ch.

Shefja e re e kirurgjisë dhe shefja e departamentit të mjekësisë kirurgjikale ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin e Cyrihut (UZH).

Elza Memeti është gjithashtu kryetare e Bordit të Drejtorëve të Ordinancës së Kirurgjisë në Rothrist në kantonin Aargau.