Njoftimi i Ambasadës së Kosovës në Ankara për shqiptarët

Ambasada e Kosovës në Ankara ka dalë me një njoftim pas tërmetit 7.8 ballë që goditi sot në mëngjes Turqinë.

Ambasada ka publikuar numat kontaktues për qytetarët e Kosovës, të cilët në rastin e tërmetit janë ndodhur në Turqi.

“Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, luten qytetarët tanë të kontaktojnë në numrat emergjentë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99

Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91”, thuhet në njoftim.