4 personat që vdiqën sot, mes tyre dy fëmijë, ishin familje mërgimtarësh
Personat që humbën jetën sot në aksident trafiku, ishin pjesëtarë të një familje emigrantësh, e cila u shua këtë mëngjes në rrugën Fier–Vlorë.
Babai, nëna dhe dy vajzat ishin nisur tek të afërmit në Vlorë, ku edhe do të bënin pushimet.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se E.G., babai i dy vajzave të mitura, 14 dhe 9 vjeçe, ishte emigrant prej 20 vjetësh në Greqi. Ata kishin ardhur në Shqipëri për pushime.
Por, paraprakisht do të shkonin në shtëpinë e prindërve të vajzës, në një fshat të Vlorës, e prej andej do të nisnin pushimet.
Ndërsa tre personat që ishin duke udhëtuar në automjetin tip “Audi” dhe që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ishin nga Tirana.

